Rreth 100 biznese bar-kafe, që ushtrojnë aktivitet në qytetin e Korçës, i kërkojnë bashkisë lehtësimin e barrës fiskale, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia. Përjashtimin nga tarifat vendore, për periudhën e pezullimit të aktivitetit dhe rishikim të tarifës së zënies së hapësirës publike, janë dy kërkesat që bizneset i kanë adresuar bashkisë së Korçës.

?Dy janë kërkesat tona: heqjen e tarifave vendore, në lidhje me periudhën e pezullimit të aktivitetit nga data 10 Mars, deri në momentin e fillimit të aktivitetit që ishte data 18 Maj. Kjo periudhë është përllogaritur nga bashkia si tarifë vendore, vjetore, pa na përjashtuar ne nga periudha 3 mujore e pezullimit. Kërkesa e dytë është në lidhje me zënien e hapësirës publike. Pas vendimit për ambientet e mbyllura, bashkia na vuri në dispozicion hapësirat publike, duke na sjellë edhe tarifimin. Tarifat Korrik, Gusht, Shtator janë njësoj me vjet, shumë të larta?.

Bizneset thonë se xhiro ka rënë në masën 40% dhe i ka detyruar të bëjnë shkurtime të stafeve e të jenë në kushte mbijetese.

?Lokali është bosh dhe të gjitha lokalet e tjera janë përgjithësisht bosh dhe ne vazhdojmë të tarifohemi si më parë. Unë kam patur 18 veta të punësuar, nga 18 veta unë kam aktualisht vetëm 6 persona të punësuar?.

Nënkryetari i bashkisë, Kletjon Kita pohoi jashtë kamerës përjashtimin nga tarifa e zënies së hapësirës publike për bizneset bar-kafe është bërë për muajt Maj-Qershor dhe shtyrjen në kohë të tarifave vendore, por bizneset thonë se ky vendim nuk sjell lehtësim për ta.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/